Dita ndërkombëtare e paqes

Tuesday, 21 September 2010 17:03 Lajme
Print PDF

Dita ndërkombëtare e paqes çdoherë është një ngjarje e posaçme, por këtë herë është edhe më e madhe sepse shënon 50 vjetorin e Këmbanës së Paqes të cilës çdo vit i biejmë në këtë ditë.Ishte viti 1954 kur kjo këmbanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë.

Që atëherë, për gjysëm shekulli, këmbana ka dërguar porosi të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e njerëzimit për paqe. Gjatë gjithë kësaj kohe, prej kulminacionit të Luftës së Ftoftë deri në rritjen e konflikteve përbrenda shteteve, nga përhapja e sidës e deri te eskalimi i terrorizmit, jehona e këmbanës ka mbetur e pandryshuar, e qartë dhe e vërtetë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ne fjalen e tij per kete dite u shpreh “ këtë vit ajo do t’i kushtohet iniciativës për çarmatim bërthamor.Ngjarjet e viteve të fundit, shtoi ai, kanë konfirmuar se edhe më tutje ekziston kanosja nga katastrofat bërthamore dhe se bota do të vazhdojë të përballet me to, përderisa të ekzistojë rreziku që disa vende të kenë apo të zhvillojnë armatim bërthamor. Ban Ki Moon rikujtoi që Dita Ndërkombëtare e Paqes këtë vit do të shënohet në kohën e mbledhjes së 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të marrin pjesë shumë liderë botërorë.

Sekretari Ban u ka bërë thirrje atyre që ta shtjellojnë seriozisht këtë çështje. Ne te gjithe boten kjo dite shenohet me aktivitete te shumta, si protesta kunder dhunes dhe nxitjes se paqes globale, ne vendin tone duket se nuk kemi nevoje per paqe. Ne asnje institucion publik ne qytetin e Shkodres nuk kemi njoftim per ndonje aktivitet per kete dite, dhe me kete tregohet edhe indiferentizmi i madh qe ne shqiptaret kemi ndaj datave te shenuara nderkombetare.

Dita e paqes është vendosur në vitin 1981, ndërsa për herë të parë është shënuar nje vite me pas, por rolin e saj qenësor e merr madje në vitin 2001, kur Asambelja e përgjithshme e KB-së, me rezolutë të veçantë, e shpalli Ditën ndërkombëtare të paqes.

Last Updated on Tuesday, 21 September 2010 17:08

Europa Grand Hotel


time2online Extensions: Simple Video Flash Player Module