Akreditimi i universiteteve.

Thursday, 30 June 2011 14:12 Lajme
Print PDF

Vleresimi i universiteteve sipas degeve te vecanta eshte nje nga proceset me te rendesishme qe po aplikon, MASH ne vendin tone.

Ky vleresim qe po i behet arsimit te larte i jep mundesi nxenesve me rezultate te larta  te dijne se cilat universitete kane deget me te mira, qe me pas te zgjedhin per te ndjekur studimet sipas kualifikimit qe kane.

Zv ministria e Arsimit dhe Shkences Nora Malaj shojegon gjate nje interviste per tv1 channel fazen ne te cilen ndodhet kompania gjermane qe po kryen kete vleresim. U perfol se ne fillim te korrikut do te mësohet se cili është universiteti me i mire apo me i dobët.

Nga data 1 deri ne 15 korrik  kompania gjermane qe ka marre përsipër vlerësimin e shkollave te larta do te shpalle rezultatet e tyre.

Por këtë informacion sipas disa zerave brenda MASH, nuk do te mund ta merrni për te gjitha universitete e vendit, pasi gati gjysma e tyre, nder ta edhe universiteti publik i Tiranes, nuk kane pranuar ti nënshtrohen procesit. Mësohet se vlerësimin me pike e kane refuzuar edhe shume universitete private me emër.

Aktualisht ne Shqipëri ka 55 universitete, 11 publike dhe 44 privat. 85% e studenteve ndjekin fakultete publike  ku 30% e tyre  kërkojnë universitetin e Tiranes.

Nuk dihet se sa do te ndikoje ky vlerësim ne orientimin e studenteve apo do tu shërbejë disa universiteteve si reklame për biznesin e tyre ne mënyrë qe te thithin sa me shume studente.