Hetimi tatimor aksione ne Velipoje dhe Shengjin

Monday, 25 July 2011 11:20 Lajme
Print PDF

Drejtoria e hetimit tatimor prane drejtorise se tatimeve Shkoder ka nisur aksionet ne zonat turistike te Velipojes dhe Shengjinit ndaj subjekteve shkelese te ligjit. Kontrollet e ushtruara kane te bejne me deklarimin e numrit te punetoreve ne hotele dhe restorante, pajisja me kasat fiskale, leshimin e kuponave tatimor etj.

Nga muaji qershor e deri me sot nga keto kontrolle te ushtruara ne plazhin e Velipojes kjo drejtori ka marre nje sere masash qe nisin nga gjobat e deri tek bllokimi i aktivitetit.

Drejtoresha e sherbimit per tatimpaguesin Brikela Rroji thote gjate nje interviste per tv1 channel se gjobat e vena variojne deri ne 1.5 milion.

Paralelisht kontrolle te njejta jane ushtruar edhe ne Lezhe ku nga 50 subjekte te kaluara ne kete site jane penalizuar 27 te tilla, per numrin e punonjesve dhe kuponin tatimor.

Kontrollet e Drejtorise se hetimit tatimor do te vijojne pergjate gjithe sezonit turistik, ne Velipoje dhe Shengjin me synimin e vetem per te parandaluar shkeljen e ligjit dhe abuzimin qe bejne pronaret e bizneseve qe veprojne ne keto zona.