Gjakmarrja ne veri pjese e medias nderkombetare

Thursday, 02 August 2012 12:34 Politike
Print PDF

Gjakmarrja ne Shqiperi ka zene serish vend ne mediat nderkombetare, kete radhe ne kanalin gjerman ARD. Personazh kryesor eshte Kristian, nje nga viktimat e shumta te prekur nga gjakmarrja dhe hasmerite familjare, te perhapura ne mase ne veri te Shqiperise, aty ku ende ekziston ligji i kanunit. Ky dokumentar i ARD tenton te hedhe drite dhe te pasqyroje nga afer realitetin qe mban ne hasmeri dhe te ngujuara qindra familje ne vendin tone. Ekzistojne dy Zoter ne thelbin e dokumentarit te realizuar nga gazetaret gjermane: njeri eshte ai qe kerkon te shikoje gjak, tjetri eshte ai i nje misionareje gjermane qe lufton kunder ligjeve te kanunit me misionin e saj ne Shkoder. Stafi i “ARD” ka shoqeruar nje grup te rinjsh shqiptare gjate nje udhetimi ne Gjermani, te ndermarre ne shoqerine e misionares gjermane per t’i shpetuar te pakten per dy jave ata nga makthi dhe perditshmeria e jetuar nen friken e gjakmarrjes. Por cila eshte historia e Kristian dhe familjes se tij? Ne vitin 1994, babai i Kristian dhe xhaxhai i tij u perfshine ne nje zenke me nje te aferm te larget te quajtur Simon, ndersa ishin te pire. Simoni e shtriu pertoke te atin e Kristianit, por ata te dy nxoren armet dhe e vrane. Qe nga ajo kohe, Kristiani nuk ka dale nga dera e shtepise. Autoret gjermane te dokumentarit kane vizituar edhe shtepite e familjareve te personave te vrare nga kjo gjakmarrje mes dy familjeve, duke mbledhur rrefimet e tyre. Filmi dokumentar prej 45 minutash, me autor Mark Viese, rrefen se si tragjedite e gjakmarrjeve ne Shqiperi nuk kane lidhje thjesht ne raportin viktime-autor, por ne nje sistem besimi, qe i shnderron viktimat ne autore dhe anasjelltas. Mbi te gjithe qendron logjika e marrjes se gjakut, çdo jete e humbur duhet te kompensohet me nje tjeter. Ne fund te produksionit gjerman, femijet, me ne krye personazhin kryesor te dokumentarit, Kristian, kthehen ne Shqiperi, aty ku rigjejne realitetin e zymte te ngujimit dhe friken se e nesermja nuk do t’i gjeje me prane familjeve te tyre.

Europa Grand Hotel


time2online Extensions: Simple Video Flash Player Module