Kisha Katolike, lutje per paqe.

Sunday, 23 January 2011 14:56 Lajme
Print PDF

Ne meshen e shenjte te se dieles ne katedralen   “Shen Shtjefni” te Shkodres eshte drejtuar nje lutje e vecante per paqe dhe dite me te mira ne vend, pas demonstrates se dhunshme te 21 Janarit ne Tirane.

Gjate fjales se tij para besimtareve famullitari i Shkodres Dom Gjovalin Sukaj ka drejtuar lutjen per paqe dhe miresi ne Shqiperi, ne menyre qe institucionet pergjegjese per fatin e vendit te konsolidojne kulturen e dialogut.

“Besimtare te dashur ti drejtojme Atit tone nje lutje te vecante per ato bij nenash qe humben jeten ne demonstraten e 21 janarit ne kryeqytet”, por edhe per paqe siguri e dialog mes paleve qe vendi te mos perjetoje me nje situate te rende si ajo qe pame”.

“Duke perjashtuar logjiken e dhunes te lutemi qe te zhvillohet e mira e perbashket e aspiratave te popullit tone”. Te gjithe duhet te punojme qe Shqiperia te njohe vetem progres dhe jo dite te veshtira te cilat nuk jane te denja per Shqiperine dhe Shqiptaret”.

Ne mesazhin e tij drejtuar te krishtereve Shqiptare, famullitari Sukaj u ka kerkuar ketyre te fundit qe te mos perfshihen ne te tilla demonstrata te dhunshme, pasi te krishteret nuk e njohin dhunen por vetem lutjet dhe paqen mes njeri tjetrit.

Kisha Katolike Shqiptare ka qene herepashere pjese e lutjeve dhe mesazheve te paqes qe jane shperndare per te miren dhe zhvillimin e vendit duke u kerkuar besimtareve te saj qe te jene pjese e Europes se bashkuar me besim te forte ne zemer.

Europa Grand Hotel


time2online Extensions: Simple Video Flash Player Module