12 vrasjet me te bujshme nga vitit 2000 e sot ne Shkoder

Saturday, 19 March 2011 16:36 Gazetari04
Print PDF

Qe nga viti 2000 e kendej ne qytetin e Shkodres kane ndodhur shume vrajse te bujshme te cilat ne te shumten e rasteve nuk kane gjetur asnjehere vendosjen e drejtesise.. Vrasja me e bujshme do nis ne vitin 2000 kur me 2 Gusht te ketij ne lagjen Ahmet Haxhija te Shkodres ne nje ballafaqim me boten e krimit do vritej Drejtori I Policise se Shkodres Arben Zylyftari. Per kete vrasje jane akuzuar Bahri Tafili I vrare pak minuta me vone ne perleshje me policine dhe Genc Tafili I biri I denuar me burgim te perjetshem.


Nje vrasje tjeter I bujshme eshte ajo e  09 Gusht te vitit 2004  kur ne hyrje te pallatit te tij dykatesh ne lagjen “ Kongresi Permetit” gjendet I vrare  kryetari I Lidhjes se Misionareve te Shqiperise Emin Spahia. Deri me sot nuk kemi ndonje te akuzuar konkret nga ana e drejtesise shqiptare.
Ne shtator te vitit 2006 nga nje person I cili udhetonte me nje motor tip Vespa do egzekutohet me dy plumba nje ne koke dhe nje ne gjoks  33 vjecari Shkelqim ( Çim) Cafi. Vrasja e tij ka ndodhur ne  qneder te qytetit te Shkodres rreth ores 10. Cafi ka qene I skeduar nga policia e Shkodres dhe I denuar disa here nga drejtesia shqiptare. Ai eshte denuar nga Gjykata me pese vjet burg per vrasjen e dy kusherinjve, ndersa ishte denuar edhe me 1 vit burg per pengmarrje. Deri me sot nuk kemi asnje te arrestuar ose te dyshuar si autore te kesaj ngjarje.


Me 15 Maj te vitit 2008 vritet me nje plumb ne zemer nga nje snajper biznesmeni Esat Valbona. Vrasja e tij ka ndodhur ne lagjen Xhabije ne momentin kur biznesmeni ka dale nga nje local bastes, ai ka arritur vetem te thote: "Më qëlluan" e më pas është shtrirë përdhe i mbuluar nga gjaku. Deri tani kjo vrasje është mbuluar nga një mister i madh pasi biznesmeni nuk dihet të ketë pasur ndonjë konflikt apo hasmëri që mund të ketë sjellë këtë krim.

Me 19 shtator te 2008 ne afersi te shtepise se tij ne fshatin Derragjat te Komunes Dajc eshte vrare  ne rrethana misterioze teksa ktheje ne shtepi biznesmeni Enver Ramadani (Hyseni). Vrasje kjo e cila mendohet te jete bere per motive hakmarrjeje edhe kjo vrasje si shume tjera eshte e mbuluar nga nje mister rreth vrasjes se biznesmenit Ramadani.

Nje tjeter vrasje e  mistershme do mbuloj rajonin e shkodres kur me 6 shtator te vitit 2008 me 10 plumba: 6 në kokë, 3 në këmbë, 1 në gjoks.  Te zbrazura nga 2 armë: 1 pistoletë dhe një automatik. I kane shkaktuar vdekjen 23-vjeçarit Frederik Zef Qerthaqi, I cili u gjet I masakruar ne nje rruge dytesore ne fshatin Dajç ne vendin e quajtur Lisi ne Vorr. Per kete vrasje jane ngritur shume pista hetimi por nuk kemi ndonje te dhene zyrtare  dhe te dyshuarve rreth vrasjes. E vetmja e dhene zyrtare eshte se personi eshte vrare nga dy persona pasi ne vend ngjarje u gjeten dy arme.

Vrasja me e bujshme e llojit te egzekutimeve mafioz te stilit Italian do shenohej me 18 qershor te viotit 2009 rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër, mjeti Mitsubishi Pajero me targë SH 2125 E do shperthente nga nje bombe e telekomnaduar. Ne kete automjetudhetonte  Aleks Keka kryetar I PDK-se rrethi I Malesise se Madhe. Lidhjet e Kekes me boten e krimit, dhe me bizneset e tij kane qene pistat kryesore te hetimit dhe deri me tani asnje te akuzuar apo edhe te dyshuar.


Me 12 mars te vitit 2010 ekzekutohet para derës së shtëpisë biznesmeni shkodran Astrit Meshnuni. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 fare pranë vilës së banimit të 45-vjeçarit, babai i re fëmijëve. Biznesmeni është dërguar menjëherë në spital, por ka gjetur vdekjen atje, ndërsa autori është larguar në drejtim të paditur. Mësohet se dëshmitare okulare në vendngjarje ka qenë pikërisht bashkëshortja e Meshnunit. Asnje te arrestuar.
Me 29 gusht te vitit 2010 ne aksin Reç-Koplik do vritet ne nje prite  efektivi I policise rrugore Kolë Ndreshaj 41 vjec, lindur dhe banues në Shkodër me gradën “inspector”. Kole Ndreshaj eshte vrare ne krye te detyres. Viktima ishte punonjes i njesise rajonale te qarkullimit rrugor te ketij qarku. Asnje gjurme dhe asnje motiv  cili mund te kete qene shkaktu ose autoret e ngjarjes. Dosje e mbyllur kjo nga prokuroria.


Me 8 tetor te 2010 per gjakemarrje Pastori I Kishes Ungjillore Dritan Prroj. Vrasja ka ndodhur ne qender te Shkodres dhe autori eshte Mark Njemza. Pastori Dritan Prroj eshte vrare per motiv gjakemarrje per arsye se xhaxhai I tij Nikolla ne vitin 2005 ka vrare 25 vjecarin Mark Njemza, xhaxhain e Mark Njemzez. Mark Njemza eshte debuar nga Gjykata e Shkodres me gjykim te shkurtuar pasi ai ka pranuar vrasjen. Kjo vrasje mund te cilesohet si nje nga ngjarjet e renda qe kane shkaktuar me shume buje ne vendin tone keto 10 vitet e fundit.


Me 14 Mars te 2011 me dy plumba vritet Astrit Kurmemaj I denuar per vrasjen e Luan Muçes ngjarje kjo e ndodhur ne vitin 2003. Kurmemaj  I denuar me 20 vite burg per kete vrasje,  per sjellje te mire ai eshte lejuar nga drejtoria e burgut te Shenkollit ne Lezhe per nje vizite 5 ditore ne familjen e tij. Ne momentin e vrasjes ai ka qene duke udhetuar I vetem me nje kapuc ne koke dhe nje pistolete ne brez. Vrasja e tij eshte e mbuluar me mister dhe dyshohet se vrasesi te kete qene nje profesionist.


Me 18 Mars do vriten ne nje prite dy vellezerit Nike e Gjovalin Pjetrushi ne afersi te shtepise se tyre ne Grude te Re. Vrasesi I tyre Admir Tafili I arratisur ne tetor te 2010 nga burgu I Shenkollit do arrestohet disa ore me vone ne Tirane nga Forcat RENEA. Ai mesohet te kete pranuar fajesine duke thene se vellai I tyre Prele Pjetrushi ka vrare babain tone Bahri Tafilin, dhe mungesa e drejtesise na shtyu ne vetegjyqesi.
Vrasjet, misteri I tyre, vetegjyqesia, kodi hakmarrjes dhe mungesa e veprimit efikast te drejtesise jane shkaktaret kryesor I bilancit negative dhe njerezve te vrare.

Last Updated on Saturday, 19 March 2011 16:39