Nazif Cungu Kryetari i ri i Komunes Ulqin

Friday, 23 September 2011 11:52 Gazetari04
Print PDF

Nazif Cungu është kryetari I ri I Komunës së Ulqinit. Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit Komunal të Komunës së Ulqinit, ku me shumicë votash nazif Cungu lideri I Partisë Forca e Re Demokratike u zgjodh kryëtar I ri I komunës së Ulqinit me një mandate 4 vjecar në këtë post.Ai në këtë post zëvëndësoj Gëzim Hadinagen, I cili nuk u rizgjodh në këtë post si shkak I largimit të katër Këshilltarëve të UDSH-së dhe bashkimit të tyre me opozite. Gjithashtu  është zgjedhur edhe kryetari I ri I Këshillit të Komunës Milazim Mustafa, I cili në këtë post ka zëvëndësuar Luigj Shkrelin e Partisë Demokratike të Socialistëve.

Me tu zgjedhur në krye të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu është shprehur se ”Unë do ta qeveris Komunën e Ulqinit me anën e një ekipi profesional dhe me përvojë i cili do të punojë me integritet dhe përkushtim. Qeverisja e Ulqinit do të jetë vizionare  dhe do të ketë për qëllim që të sigurojë një ardhmëri sa më të mirë për mbarë qytetarët duke nisur një model të ri politik. Ky model politik do të mbështetet në ide largpamëse, përmbajtje cilësore të mbështetur në studime shkencore, strategji me plane veprimi, projekte konkrete të përpunuara mirë dhe me përvojava dhe arritjeve më të mira të Evropës Perëndimore”.

Përcarjet që janë shkaktuar në Komunën e Ulqinit nga përfaqësuesit e forcave të ndryshme politike Shqiptare ka shkaktuar edhe lënien mbrapa të shumë proceseve në të mirë të banorëve të kësaj zone. Nazif Cungu është një biznesmen i sukseshëm në qytetin e Ulqinit dhe pritet që me projektin tij të bëjë transformime rrënjësore në formen e qeverisjes së Komunës së Ulqinit.

Last Updated on Friday, 23 September 2011 11:54