You are here: Home Lajme dhe komunikime Njoftim per regjistrim ne kryerjen e Praktikes Profesionale
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Search

Urdheri i Farmacisteve Shqiptare

.Njoftim per regjistrim ne kryerjen e Praktikes Profesionale

Praktika profesionale kryhet nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se tre (3) vjet përvojë profesionale. Lista e farmacistëve dhe farmacive që plotësojnë kushtin për të pranuar dhe drejtuar praktikantë është e afishuar në Zyrën UFSH.

Kandidati praktikant që ka zgjedhur dhe është pranuar për praktikë profesionale nga farmacisti dhe farmacia sipas listës së mësipërme, duhet të paraqesë në Zyrën UFSH dokumentet e mëposhtëme:

  1. Diplomën dhe listën e notave origjinale;
  2. Dokument identifikimi;
  3. Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
  4. Mandat pagesën në shumën 6000 lekë.(në numrin e llogarisë 401069623 pranë Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), në numrin e llogarisë 0100805804 pranë Bankës Raiffaisen, në numrin e llogarisë 338610 pranë Bankës Credins. )

Kandidati duhet të paraqitet personalisht në momentin e regjistrimit sepse duhet të plotësojë vetë kërkesën për regjistrim dhe vetëdeklarimin e praktikantit (sipas formularëve tip që do të gjeni në Zyrën UFSH).

Marrëdhënia midis praktikantit dhe drejtuesit të praktikës rregullohet sipas kontratës tip që do të gjeni bashkëlidhur. Një kopje e kontratës duhet të dorëzohet në Zyrën UFSH në momentin e fillimit të praktikës.

Orari i kryerjes se praktikes profesionale duhet te planifikohet nga e Hena në të Premte, paradite, ora 8:00 - 14:00.

Kliko këtu për të shkarkuar kontratën tip.

Kliko ketu per te shkarkuar Rregulloren e Praktikes Profesionale.

Adresa: Blv. Gjergj Fishta, Kulla 1, Ap 10/B, Tiranë.

Orari i veprimeve: 10:00 - 13:00

 

Kontakto me ne

 Adresa e UFSH: Blv. "Gjergj Fishta", kulla 1, Ap. 10/B, Tirane 
  • orari i pritjes: nga e hene ne te premte, ora 10:00 - 13:00 
  • Tel: +35542264980
  • Email: zyraufsh@yahoo.com



Publikime te fundit