.Njoftojmë të gjithë farmacistët që duan të anëtarësohën për herë të parë në Urdhër apo që duan të bëjnë ndryshime të Çertifikatave të Anëtarësimit se, duhet t’i drejtohen Këshillave Rajonale përkatëse për plotësimin e dokumentacionit sipas nenit 13 të Statutit të Urdhrit, me anë të së cilit përcaktohet qartë mënyra e anëtarësimit të farmacistëve në Urdhër sipas proçedurës së mëposhtëme:
1. Dokumentacioni i kërkuar për anëtarësim dhe ndryshimet në vazhdim plotësohet nga vetë personi dhe dorëzohet pranë Këshillit Rajonal përkatës.
2. Këshilli Rajonal shqyrton dhe verifikon dokumentacionin e kandidatit në të dy rastet e lart përmendura dhe, kur gjykon se çdo gjë është konform rregullave në fuqi, ia përcjell zyrës qendrore të Urdhrit.
3. Dokumentacioni origjinal dërgohet pranë zyrave qendrore të Urdhrit, nga Këshilli Rajonal.
4. Zyra qendrore e Urdhrit, pas shqyrtimit të dokumentacionit, bën regjistrimin, plotëson Çertifikatën e Anëtarësimit dhe Kartën e Anëtarësimit dhe ja përcjell Këshillit Rajonal.
5. I interesuari tërheq pranë Këshillit Rajonal Çertifikatën e Anëtarësimit dhe Kartën e Anëtarësimit”. Për çdo informacion në lidhje me dokumentacionin e gjeni në këtë faqe të Urdhrit.
Kliko ketu per te shkarkuar formularin 1
Kliko ketu per te shkarkuar formularin 2
Zyra UFSH




