You are here: Home Historiku
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Search

Urdheri i Farmacisteve Shqiptare

.Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë 

Historiku i UFSH daton me miratimin e ligjit nr. 9150 datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëvë në Republikën e Shipërisë”. Ngritja e Komisionit të Përkohshëm nga Ministria e Shëndetësisë për organizimin e zgjedhjeve të organeve të UFSH në vitin 2005 shënon hapin e dytë të këtij organizmi të profesionistëve farmacistë të cilët u angazhuan të gjithë në zgjedhjen e organizmave të tyre profesionale. Kontributi dhe angazhimi i tyre duhet vlerësuar si histori e një fillimi të mbarë. Vetëm në fund të Nëntorit të vitit 2005 përfunduan zgjedhjet në të gjitha organet e Urdhrit dhe nga 1 Janari i vitit 2006 fillon të funksionojë organizmi i farmacistëve fillimisht vetëm me Presidentin e Urdhrit dhe falë  kontributeve të dhëna nga disa donatorë, importues e distributorë farmaceutikë. Granti i dhënë nga Ministria e Shëndetësisë është një e ardhur për  fillimin e funksionimit normal të admistratës së Urdhrit. Administrata prej pesë vetash filloi të funksionojë nga muaji Prill i vitit 2006, për të marrë në dorë punën e madhe të fillimit për një administrate të re.

Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të UFSH shënon historinë e hartimit të dy dokumentave të rëndësishme të funksionimit të tij, Kodin Deontologjik Farmaceutik dhe Statutin e Urdhrit të Farmacistëve. Miratimi i këtyre dokumentave plotësoi kuadrin ligjor të mirëfunksionimit të tij.

Regjistrimi i farmacistëve ka qenë detyra kryesore per të përmbushur detyrimin ligjor dhe njohjen e domosdoshmërisë për farmacistët me organizmin e tyre të vetërregullimit profesional. Këtë detyrë administrata e urdhrit e ka realizuar në bashkëpunim me Këshillat Rajonale.

Sot ne funksionojmë normalisht në qëndër dhe, në rajone strukturat e urdhrit kanë bashkëpunim dhe mirëkuptim të plotë mes tyre. Janë 12 Këshilla Rajonale që kanë në përbërje nga tre ose pesë anëtarë dhe këshilli Rajonal i Tiranës është përbërë nga 19 anëtarë. Çdo këshill Rajonal ka Presidentin dhe Zv/Presidentin e tij. Në çdo rajon ka të emëruar nga këshilli përkatës, një sekretar të Këshillit Rajonal.

Përpjekjet e UFSH për të përmbushur misionin e tij kanë qënë dhe janë të vazhdueshme pavarësisht nga arritjet që ka pasur. Garantimi i nivelit shkencor e profesional i dijeve të farmacistëve nxti iniciativën për ndryshimin e ligjit të UFSH, për realizimin e testimit e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të farmacistëve, por nuk gjeti mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Përpjekjet e vazhdueshme për formimin bazë në shkollat e larta ka qënë dhe mbetet shqetësimi kryesor i Urdhrit që nga krijimi e deri më sot, si garncia e formimit bazë profesional.

Mbrojtja e legjislacionit farmaceutik nga ndryshimet e pa nevojshme ka një histori të gjatë dhe të vazhdueshme të kundërshtimit të UFSH ndaj strukturave ligjbërëse duke kundërshtuar në vazhdimësi ndërhyrjet që bien ndesh me direktivat e Komunitetit Evropian për qarkullimin e barnave  dhe kriteret e rregullat e mirëfunksionimit të shërbimit farmaceutik.

Botimi i Revistës së Shkencave Farmaceutike Shqiptare, solli një risi në komunitetin farmaceutik, një zgjim të munguar të krijmtarisë shkencore.

Informatizimi i të dhënave. Përgatitja e regjistrit elektronik të farmacistëve dhe hapja e faqes së internetit vlerësohen si arritje e shpejtë e këtij organizmi të ri.

Një ngjarje historike që duhet përshëndetur është antarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Farmacistëve (FIP) dhe gadishmëria dhe ndihma e vazhdushme që ajo po jep për bazën materiale të nevojshme për ecurinë e mëtejshme të veprimtarisë së UFSH.

Bashkëpunimi me homologët tanë të vendeve fqinje është një ndihmë e vlerësueshme për konsolidimin e mëtejshëm të tij.

Mbrojtja e pacientëve nga kequshtrimet profesionale, por dhe të farmacistëve nga veprime arbitrare të administratës shtetërore ka të bëjë më historinë e gjatë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, me një korrespodencë të vazhdueshme për denoncimin e të gjitha shkeljve dhe korrupsionit dhe me shqetësimin e vazhdueshëm për mosfunksionim të mirë të sistemit shëndetësor në tërësi dhe atij farmaceutik në veçanti.

Kontributi i të gjithë farmacistëve është pa diskutim historia e vazhdimësisë të organizmit të vëtërregullimit profesional të farmacistëve.

Urdhri i Farmacistëve në vizionin për të ardhmen e sheh veten si garant të përmbushjes së plotë të misonit të tij, për ta vendosur farmacistin në krye të fronit të kujdesit shëndetësor. Ejani në rrugën tonë të përbashkët. Ju faleminderit

Arian JAUPLLARI

President i UFSH

 

Kontakto me ne

 Adresa e UFSH: Blv. "Gjergj Fishta", kulla 1, Ap. 10/B, Tirane 
  • orari i pritjes: nga e hene ne te premte, ora 10:00 - 13:00 
  • Tel: +35542264980
  • Email: zyraufsh@yahoo.com



Publikime te fundit