.ORGANIZIMI DHE DREJTIMI
Organet e Urdhrit
Organet kryesore të Urdhrit janë:
- Asambletë e Urdhrit.
- Këshillat e Urdhrit.
- Komisionet Disiplinore të Gjykimit Profesional
- Komisione apo grupe pune të përhershme ose të përkohshme të ngritura me vendim të Këshillit Kombëtar në përputhje me nevojat në vazhdimësi të Urdhrit.
Asambleja e Pergjithëshme
Asambleja e Pergjithëshme përbëhet nga tërësia e anëtarëve të Këshillave Rajonale.
Këshilli Kombëtar
Këshilli Kombëtar përbëhet nga:
- Anëtarë të zgjedhur nga Asambleja; Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve, Zëvendësi i tij dhe Presidentët e Këshillave Rajonale.
- Nga një përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Departamentit të Farmacisë së Fakultetit të Mjekësisë.
- Anëtarë të kooptuar nga vetë Këshilli Kombëtar që përfaqësojnë aktorë të tjerë të sistemit farmaceutik me të drejtë vote këshillimore.
Presidenti i Urdhrit të Farmacistëve
Presidenti i UFSH zgjidhet dhe shkarkohet me votim të fshehtë nga Asambleja e Përgjithshme. Për zgjedhjen e Presidentit paraqiten për votim 2 ose më shumë kandidatura sipas kritereve të përcaktuara në nenin 28 të Statutit.
Bordi Drejtues i Aparatit Qendror Ekzekutiv
Bordi Drejtues, përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm, Shefi i Sektorit Ekonomik - Financiar, Specialisti Farmacist dhe Juristi.
Sekretari i Përgjithshëm
Sekretari i përgjithshëm është përgjegjësi kryesor për problemet tekniko-organizative të Këshillit Kombëtar dhe të Aparatit të tij. Ai mund të jetë farmacist.
Këshillat Rajonale
Këshillat Rajonale krijohen sipas ndarjes adminisrativo-territoriale në bazë Prefekture (Qarku).
Këshilli Rajonal përbëhët nga:
- 3-5 anëtarë të zgjedhur nga Asambleja Rajonale me votim të fshehtë mbi kanditatura alternative, sipas kritereve të parashikuara në nenin 28. Këshilli Kombëtar i Tiranës përbëhet nga 19 anëtarë.
- Drejtuesi i Drejtorisë së Shëndetit Publik të rajonit dhe një farmacist nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor e rajonit. , të cilët kanë të drejtë vote këshillimore.
- Anëtarë të koouptuar nga vetë Këshilli për zëvendësim lëvizjesh të mundshme të Këshillit Rajonal.
Komisionet Disiplinore
Pranë Këshillit Kombëtar dhe Këshillave Rajonale të Urdhrit funksionojnë Komisionet Disiplinore të cilat caktohen nga Asambletë përkatëse.
Komisionet Disiplinore janë organizma të pavarur të gjykimit profesional.
Struktura



