.Edukimin në Vazhdim është një detyrim i farmacistit që buron jo vetëm nga Kodi Deontologjik (1), por dhe nga legjislacioni për sa i përket kujdesit shëndetësor (2), ku parashikohen sanksione për ata profesionistë të shëndetësisë që nuk e respektojnë këtë detyrim.Për të respektuar kriteret e Programit të Ricertifikimit ne u këshillojmë farmacistëve të marrin pjesë të paktën në dy seminare (4 orësh) për të perfituar minimalisht 8 kredite formuesepër vitin e parë të Programit të Riçertifikimit. Numri i krediteve formuese të kërkuara nga ana e Qendrës për Edukimin në Vazhdim është si më poshtë:
|
Cikli i parë i Programit të Ricertifikimit |
Numri i rekomanduar i krediteve |
|
|
Viti 2010 |
10 |
|
|
Viti 2011 |
20 |
|
|
Viti 2012 |
30 |
|
|
Viti 2013 |
20 |
|
|
Viti 2014 |
20 |
|
Gjatë takimeve në të 12 Këshillat Rajonale dhe gjatë bashkëbisedimeve në grup që kemi zhvilluar, farmacistët jo vetëm që janë të ndërgjegjësuar, por kanë kërkuar pranë Urdhrit që të angazhohemi për të strukturuar një program aktivitetesh në mënyrë që ata ta respektojnë këtë detyrim. Nga analiza e diskutimeve del se aktivitetet e Edukimit në Vazhdim për farmacistët duhet te fokusohen në tema si farmacia e aplikuar dhe e orientuar drejt pacientit, menaxhimi i riskut, etika farmaceutike, shkencat e komunikimit, shëndeti publik, ekonomi shëndetësore, farmacia klinike, njohuri mbi pajisjet mjekesore, sëmundjet e reja, biologjine qelizore.
Prandaj ne kemi përcaktuar disa objektiva:
· të lehtësojmë problemet logjistike lidhur me respektimin e detyrimit të edukimit në vazhdim;
· të fuqizojmë ato aktivitete që janë në interes dhe dobi të farmacistëve.
Për këtë arsye, jemi duke studjuar partnershipe për të siguruar:
· Mbështetje pedagogjike;
· Mbështetje logjistike.
Gjithmonë në respekt të ligjeve, Statutit dhe Kodit Deontologjik.
1. Kodi i Etikës dhe Deontologjisë Farmaceutike, neni 4, pikat 3 dhe 42. Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, neni 33
Edukimi në vazhdim



