You are here: Home Ligjshmeria Ligj për Disa Ndryshime në Legjislacionin në Fuqi për Liçencat, Autorizimet dhe Lejet në Republikën e Shqipërisë
  • Increase font size
  • Default font size
  • Decrease font size
Search

Urdheri i Farmacisteve Shqiptare

.LIGJ

Nr.10 137, datë 11.5.2009

PËR DISA NDRYSHIME NË LEGJISLACIONIN NË FUQI PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË 

Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,  

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

 VENDOSI: 

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Përkufizim i termave

1. Ligji nr.10081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, përmendet më tej në këtë ligj me shkurtimin “Ligji për licencat”.

2. Termat e përdorur në ligjin për licencat kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë ligj.

 

Neni 25

Ndryshime në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004

“Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar

Në ligjin nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

1. Pas nenit 3 shtohet neni 3/1 me këtë përmbajte:   

“Neni 3/1

Veprimtaritë e përcaktuara në këtë ligj përfshihen në kategorinë II.7 të ligjit për licencat. Këto veprimtari licencohen sipas ligjit për licencat.”.

2. Neni 7 shfuqizohet.

3. Në nenin 19 fjala “leje” zëvendësohet me fjalën “autorizim”.

4. Në nenin 22 pika 2, fjalët “të miratuara zyrtarisht” zëvendësohen me fjalën “të certifikuara” dhe fjalët “të miratuara edhe nga Ministri i Shëndetësisë” shfuqizohen.

5. Neni 24 ndryshohet si më poshtë: 

“Neni 24

Tregtimi me shumicë i barnave

 1. Tregtimi me shumicë i barnave kryhet nga shpërndarësi farmaceutik, që është person juridik ose fizik, tregtar, vendas ose i huaj, i pajisur me licencë për këtë veprimtari.

2. Shpërndarësi farmaceutik mund të tregtojë me shumicë edhe materiale mjekimi, aksesorë, si dhe artikuj higjieno-kozmetikë dhe dietetikë.”.6. Neni 31 ndryshohet si më poshtë: 

“Neni 31

Drejtuesi teknik i farmacisë

 1. Funksionin e drejtuesit teknik të farmacisë e ushtron çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe çdo shtetas i huaj, që plotëson këto kushte:

a) ka arsimin e lartë për farmaci;

b) ka një përvojë pune prej dy vjetësh në farmaci;

c) është anëtar i Urdhrit të Farmacistëve.

2. Drejtuesi teknik i farmacisë e ushtron këtë rol vetëm për një farmaci dhe me kohë të plotë.

3. Farmacia lejohet ta ushtrojë veprimtarinë vetëm në prani të drejtuesit teknik ose të farmacistit të punësuar.

4. Drejtuesi teknik dhe farmacistët e punësuar në farmaci regjistrohen pranë DSHP-së rajonale.”.

5. Neni 32 shfuqizohet.

6. Në nenin 35 bëhen ndryshimet si më poshtë:

a) Në pikën 1 fjalët “mbi bazën e vetëdeklarimit të tij për plotësimin e kritereve të kërkuara” shfuqizohen.

b) Pikat 2 shfuqizohet.

7. Në nenin 46 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Importuesi dhe/ose eksportuesi farmaceutik duhet të ketë një drejtues teknik, me cilësitë e përcaktuara në nenin 25, të këtij ligji.”.

b) Pika 2 shfuqizohet.

8. Në nenin 57, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Kryerja e veprimtarive pa licencën përkatëse, sipas nenit 3/1, të këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, dënohet me sekuestrim të barnave dhe heqje të licencës.”. 

Neni 26

Ndryshime në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995

“Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar

Në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

1. Në nenin 13 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) Fjala “licencë” zëvendësohet me fjalën “autorizim” dhe ky zëvendësim bëhet në të gjitha nenet e ligjit, për të njëjtin përdorim të fjalës “licencë” si në këtë nen.

b) Në paragrafin e parë fjala “e posaçme” shfuqizohet;

c) Në fjalinë e fundit fjala “leje” zëvendësohet me fjalët “autorizim i posaçëm” dhe ky zëvendësim bëhet në të gjitha nenet e ligjit, për të njëjtin përdorim të fjalës “leje” si në këtë nen.

2. Neni 23 ndryshohet si më poshtë:  

“Neni 23

Çdo ndryshim i objektit, i emrit të personit juridik, i natyrës së veprimtarisë të tij, çdo ndryshim i bimëve, lëndëve dhe përgatitësve të tabelave II e III, që përfshihen në veprimtarinë, për të cilën subjekti është pajisur me autorizim, njoftohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë, për të reflektuar ndryshimet në autorizimin përkatës.”.

3. Në shkronjën “B” përpara nenit 31 dhe në vijim fjala “leja/e” zëvendësohet me fjalët “autorizim i posaçëm”.

4. Në nenin 44, fjala “autorizim” zëvendësohet me fjalët “autorizim import-eksporti” dhe ky zëvendësim bëhet në të gjitha nenet e ligjit, për të njëjtin përdorim të fjalës “autorizim” si në këtë nen. 

 

KREU III

FILLIMI I EFEKTEVE DHE HYRJA NË FUQI

  Neni 63

Fillimi i efekteve

Ky ligj i shtrin efektet sipas afateve të përcaktuara në pikat 2 e 3 të nenit 55 të ligjit për licencat. 

Neni 64

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. 

Shpallur me dekretin nr.6188, datë 25.5.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

 

 

Për të lexuar të plotë ligjin kliko këtu

 

Kontakto me ne

 Adresa e UFSH: Blv. "Gjergj Fishta", kulla 1, Ap. 10/B, Tirane 
  • orari i pritjes: nga e hene ne te premte, ora 10:00 - 13:00 
  • Tel: +35542264980
  • Email: zyraufsh@yahoo.com



Publikime te fundit